Ish-deputetja e Partisë Socialiste, tashmë deputete e pavarur, Mariana Koçeku ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve, duke dënuar përdorimin e forcës ndaj qytetarëve.
Koçeku u shpreh se i vetmi mesazh që pushteti po u përcjell protestuesve është dhuna, duke shtuar se një shtet që i përgjigjet pakënaqësisë qytetare me forcë nuk demonstron autoritet, por pafuqinë për të bindur.
“Kur argumentet i mbarojnë një shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmet e policit. Asnjë pushtet nuk e ka zgjatur jetën duke goditur qytetarët që kërkojnë të dëgjohen”, deklaroi ajo.
