Avokati i Popullit ka njoftuar se, deri në këtë fazë të verifikimeve, nuk janë gjetur prova që mbështesin pretendimet për ushtrim dhune ndaj protestuesit Niko Qarkaj gjatë qëndrimit të tij në ambientet e Bllokut të Sigurisë pas arrestimit.

Sipas institucionit, nga verifikimet e kryera nuk rezulton që ndaj Qarkajt të jetë ushtruar dhunë nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Gjithashtu, theksohet se vetë qytetari nuk ka paraqitur asnjë ankesë për keqtrajtim në asnjë fazë të procedurës.

Në njoftim thuhet se Qarkaj ka kaluar disa episode të krizave shëndetësore, të lidhura me sëmundjen nga e cila vuan, çka ka bërë të nevojshëm transferimin e tij për trajtim mjekësor.

Avokati i Popullit bën të ditur se verifikimet janë zhvilluar në QSUT, në Bllokun e Sigurisë dhe në Spitalin e Traumës. Sipas institucionit, edhe gjatë intervistimit të zhvilluar më herët, Qarkaj nuk ka ngritur pretendime për ushtrim dhune gjatë ndalimit, shoqërimit apo qëndrimit në komisariat dhe në Bllokun e Sigurisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *