Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka bërë thirrje për vetëshpërndarjen e Kuvendit të Shqipërisë, duke deklaruar se institucioni ka humbur funksionin e tij dhe se deputetëve u ka mbetur të tregojnë nëse kanë ende përgjegjësi morale dhe sociale.
Në një reagim në rrjetet sociale, Fuga u shpreh se Kuvendi duhet të shpallë afatet e vetëshpërndarjes, ndërsa kritikoi ashpër mënyrën se si funksionojnë komisionet parlamentare.
Sipas tij, gjatë pjesëmarrjes në mbledhjet e komisioneve për kulturën, shkencën, arsimin dhe rininë, është përballur me mungesë përgjegjësie, rreshtim partiak dhe mungesë kompetencash profesionale.
“Kohë më parë vendosa të mos marr më pjesë në komisionet parlamentare. Ishte e kotë; dukej sikur merrje pjesë në një mbledhje kukullash, me mekanizma të prishur brenda barkut prej kashte”, u shpreh Fuga.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur protestat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në ditën e 38-të.
