Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se protesta para Kuvendit ka shkaktuar shqetësim te disa deputetë, veçanërisht në momentin kur protestuesit afruan kazanët pranë hyrjes së institucionit.
Sipas Hoxhës, disa deputetë kishin frikë se protestuesit mund t’i hidhnin kazanët brenda godinës së Kuvendit.
“Kam takuar disa deputetë dhe kam parë që kishin shqetësim, sidomos kur kazani shkoi te hyrja. U duk sikur Rama i la në kurth. Të rinjtë nuk ishin mësuar me situata të tilla dhe nuk kishin orientim”, u shpreh ai.
Duke komentuar mundësinë e një rebelimi brenda Partisë Socialiste, Hoxha tha se nuk e sheh të mundur një skenar të tillë.
“Deputetët i ka zgjedhur vetë Rama me listat e mbyllura. Brenda PS-së nuk shoh të ndodhë asgjë, pasi gjithçka është ndërtuar prej tij”, deklaroi Hoxha.
