Vendimi i Policisë së Shtetit për të nisur verifikime lidhur me një fushatë të dyshuar të review-ve negative ndaj bizneseve turistike ka shkaktuar reagime të forta politike dhe publike.

Kritikët e qeverisë akuzojnë kryeministrin Edi Rama se ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit për të mbrojtur bizneset që, sipas tyre, janë pranë qeverisë. Ata e cilësojnë të papranueshme që burimet e policisë të angazhohen për hetimin e komenteve në platformat online, ndërsa theksojnë se prioritet duhet të jetë lufta kundër kriminalitetit.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit deklaron se hetimi nuk lidhet me përmbajtjen e opinioneve të qytetarëve, por me dyshimet për një aktivitet të koordinuar të mijëra llogarive që mund të kenë manipuluar vlerësimet online për të dëmtuar reputacionin e bizneseve. Sipas policisë, nëse gjatë verifikimeve konstatohen elementë të veprave penale, materialet do t’i referohen Prokurorisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *