Analisti Fatos Lubonja ka reaguar për debatin e krijuar rreth financimit me miliona euro nga fondet publike për koncertin e Kanye West në Tiranë.
Lubonja ka deklaruar se vendimi për akordimin e rreth 4 milionë eurove për këtë event përbën një problem serioz dhe ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përdorimit të parave të qytetarëve.
Sipas tij, reagimi i qytetarëve lidhet me pakënaqësinë ndaj mënyrës së qeverisjes dhe mungesës së transparencës për vendimet që prekin buxhetin e shtetit.
“Qytetarët po ngrihen kundër arrogancës dhe zhvatjes”, është shprehur Lubonja, duke kërkuar që institucionet e drejtësisë të shqyrtojnë çështjen dhe të vendosin nëse janë respektuar parimet kushtetuese.
Financimi i koncertit të Kanye West ka shkaktuar debate të forta politike, me opozitën dhe kritikët e qeverisë që kundërshtojnë përdorimin e fondeve publike për një event artistik privat.
