Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të hënë në seancë plenare nën masa të shtuara sigurie.

I gjithë perimetri i godinës së Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, ndërsa hyrja kryesore është bllokuar.

Për shkak të këtyre masave, deputetët e Partisë Socialiste kanë hyrë në Kuvend nga hyrja anësore, në krah të Akademisë së Shkencave.

Gardhet metalike janë vendosur përgjatë gjithë perimetrit të institucionit, duke krijuar një distancë të konsiderueshme mes godinës së Kuvendit dhe sheshit përreth.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *