Një ngjarje tragjike ka tronditur sportin amerikan. Ish-basketbollisti Keanu Rochford humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një turneu basketbolli në natyrë, të zhvilluar në lagjen Harlem të Nju Jorkut.

Sipas mediave amerikane, të shtënat ndodhën gjatë aktivitetit sportiv, ku Rochford mbeti i plagosur rëndë. Ai u transportua menjëherë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Vdekja e tij ka shkaktuar reagime të shumta në komunitetin e basketbollit dhe mes sportdashësve, të cilët e kujtojnë Rochford për kontributin e dhënë në këtë sport.

Policia e Nju Jorkut ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin ose autorët e sulmit. Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje mbi motivin e të shtënave apo persona të arrestuar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *