Kryeministri Edi Rama ka kufizuar komentet në profilin e tij zyrtar në Facebook, pas një vale reagimesh kritike ndaj postimeve të tij në rrjetin social.

Lëvizja u vu re veçanërisht pas publikimeve që lidhen me koncertin e Kanye West, ku shumë përdorues kërkuan shpjegime për fondet publike të përfolura për organizimin e aktivitetit. Pas shtimit të komenteve kritike, mundësia për të komentuar në disa prej postimeve rezulton e kufizuar.

Vendimi ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ku kritikët e kanë interpretuar si një përpjekje për të shmangur debatin publik dhe për të kufizuar reagimet e qytetarëve në platformën e kryeministrit.

Zhvillimi vjen në një kohë kur qeveria po përballet me kritika për një sërë çështjesh, ndërsa diskutimet në rrjetet sociale mbeten një nga hapësirat kryesore të debatit publik.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *