Nga Sebastian Zonja

Pas vendimit të gjykatës së Apelit që e la vulën te Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, Rithemelimit i ngelen dy mundësi: 

1. Të regjistrohet si subjekt i ri politik

2. Të regjistrohet nën siglën e një subjekti tjetër

Po të regjistrohet nën siglën e një subjekti të ri politik, nuk do të ketë komisionerë në zgjedhje. Siç e kemi parë tash e disa dekada, kjo do të sjellë mospranimin rezultatin në fund, sepse, të gjithë e dinë, sistemin e kanë ngritur që të mos goditet nga jashtë, por të ketë vetëm rotacion të brendshëm. Kësisoj, sistemi i ngritur me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 u bë varrmihës i Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha. 

Nëse regjistrohet nën siglën e një subjekti tjetër, tregon se nuk ka identitet të fortë politik, ndaj kërkon t’i ndajshtohet çdo subjekti të mundshëm, vetëm e vetëm që të ruajë disa interesa. Kjo është rruga më e thjeshtë për t’u ndjekur, që, në afatmesëm, garanton shuarjen në zgjedhjet e vitit 2025.  

Arkitekti i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 tani le të zgjedhë se nga do t’ja mbajë! Duke dashur të rregullojë vetullat, nxorri sytë. 

Një konstatim nga historia:

Revolucioni i lënë përgjysmë ha bijtë e vet. Lenini, si ideolog i njërit prej revolucioneve më të rëndësishëm në histori, parashtron se “revolucioni është diçka shumë serioze”. Pra, të tallesh me revolucionin nuk është e lehtë. Pak nga pak, do të shohim se si revolucioni do të hajë bijtë e vet. Lenini na thotë: “… mos e shpall, përndryshe çoje deri në fund!”.

Sërish, për ironi të fatit, Partia Demokratike tani u nda me ligjin e famshëm 7501. Ka një pronar dhe një ish-pronar. Njëri pretendon se ka të drejtën e parablerjes sepse ka banuar aty për më shumë se 25 vjet, ndërsa tjetri e ka me letra. 

Le t’i jap zgjidhje tani arkitekti i këtij sistemi qorrsokakut ku ka futur veten dhe demokratët!

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *