Mikel Arteta deklaroi se Arsenali mbetet ende në garë për titullin e Premier League, pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Manchester City-t.

Ai u shpreh se ndeshja u vendos nga detaje të vogla dhe nga efikasiteti në momentet vendimtare, duke theksuar se diferenca mes dy skuadrave nuk ishte e madhe. Sipas tij, ekipi krijoi raste dhe e zhvilloi lojën sipas planit, por nuk arriti t’i konkretizojë.

Arteta shtoi se ekipi luajti mirë deri në fund të takimit dhe se ka ende ndeshje për të rikuperuar pikë. Megjithatë, ai pranoi se humbja ishte një mundësi e humbur, por theksoi se gara për titullin mbetet plotësisht e hapur.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *