Sali Berisha pritet të rikandidojë pa kundërshtar për drejtimin e Partisë Demokratike, pasi Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale nuk ka miratuar asnjë kandidaturë tjetër për garën.
Sipas vendimit të komisionit, vetëm Berisha plotëson kriteret statutore për të kandiduar për kryetar të PD-së.
Kandidaturat e Mereme Selës dhe Vladimir Mulajt janë rrëzuar me argumentin se nuk përmbushin kriteret për profil publik dhe politik, si dhe nuk kanë përvojë drejtuese elektorale në nivel kombëtar apo rajonal, ndonëse janë anëtarë të Partisë Demokratike.
Ndërkohë, komisioni nuk ka pranuar as aplikimet e Ervin Salianjit dhe Evi Kokalarit, duke argumentuar se kandidaturat e tyre nuk janë propozuar nga anëtarë të Partisë Demokratike.
Në këto kushte, gara për drejtimin e PD-së pritet të zhvillohet pa rivalë për Sali Berishën.

