Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Jan Braathu, ka lëshuar një mesazh të fortë gjatë Konferencës për Mediat në Evropën Juglindore, e cila po mbahet këtë të hënë.

Braathu ka theksuar se liria e medias është e domosdoshme për funksionimin e çdo demokracie, duke paralajmëruar se gazetarët po përballen me kërcënime në rritje që nuk mund të lihen pa u adresuar.

“Pas sigurisë nuk ka gazetarë të lirë, nuk ka media të lirë. Kërcënimet ndaj gazetarëve nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar”, ka theksuar ai.

Përfaqësuesi i OSBE-së ka nënvizuar gjithashtu se gazetaria duhet të trajtohet si e mirë publike, duke bërë thirrje për diskutim serioz mbi mbrojtjen e profesionistëve të medias në rajon.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *