Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, deklaroi se nuk është marrë personalisht me procedurat e prokurimit në institucion, duke thënë se këtë kompetencë ia kishte deleguar ish-zëvendësit të saj, Daniel Shimës.
Karçanaj shtoi se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur komunikim lidhur me procedurat e prokurimit dhe se pret me qetësi përfundimin e hetimeve dhe vendimet e gjykatës.
Ajo foli gjithashtu për njohjen me Ergys Agasin, person i shpallur në kërkim nga drejtësia, duke thënë se e ka njohur në cilësinë e funksionarit në administratë dhe se marrëdhënia mes tyre ka qenë korrekte, si me çdo punonjës tjetër, pa asnjë dimension personal apo shoqëror.
