Media turke Sabah raporton se sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka arritur marrëveshje personale për një rikthim te Fenerbahçe.
Sipas raportimeve, lojtari ka dhënë pëlqimin për t’u kthyer në Stamboll, ndërsa klubi turk po përgatitet të nisë negociatat me skuadrën e tij aktuale, RCD Mallorca, për finalizimin e transferimit.
Mallorca pritet të kërkojë rreth 10 milionë euro për kartonin e sulmuesit, i cili po zhvillon një sezon shumë të mirë në La Liga.
Muriqi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mallorcës këtë sezon, duke shënuar 21 gola dhe duke u renditur ndër sulmuesit më efikasë në kampionat.
Rikthimi i tij te Fenerbahçe mbetet tani një çështje negociatash mes dy klubeve, pas marrëveshjes së arritur me lojtarin.
