Qarku i Dibrës është përfshirë nga protesta të banorëve në disa zona, përfshirë Bulqizën dhe Gjoricën, të cilët kundërshtojnë marrjen e tokave dhe kullotave për ndërtimin e parqeve fotovoltaike.

Sipas banorëve dhe përfaqësuesve lokalë, procesi i dhënies së tokave është bërë pa transparencë dhe pa konsultime reale me komunitetin. Ata pretendojnë se dëgjesat publike nuk janë zhvilluar në fshatrat e prekura, por në qytet, duke i përjashtuar banorët nga vendimmarrja.

Deputetja e PD-së për qarkun e Dibrës, Denisa Vata, deklaron se një projekt, fillimisht i prezantuar si i kufizuar në një sipërfaqe të vogël, është zgjeruar ndjeshëm, duke shkaktuar pakënaqësi dhe ndjenjë mashtrimi te banorët.

Ajo shton se banorët ankohen jo vetëm për humbjen e kullotave, por edhe për ndërhyrje në burimet ujore, të cilat, sipas tyre, po përdoren për projekte energjetike. Sipas saj, mungesa e takimeve nga pushteti vendor dhe mungesa e përfshirjes së komunitetit kanë thelluar konfliktin.

Banorët kërkojnë ndalimin e projekteve dhe rishikimin e vendimeve, duke theksuar se po rrezikohet jetesa e tyre dhe pasuritë natyrore të zonës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *