Protesta në Tiranë ka vijuar edhe sot në ditën e 17-të, ku qytetarët kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit duke bërë thirrje për pjesëmarrje më të gjerë në lëvizjen e tyre.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjen “Çohuni nga kafja, bashkohuni me ne”, duke iu drejtuar qytetarëve që të dalin dhe t’i bashkohen protestës në rrugë.
Sipas tyre, protesta po zgjerohet dhe po merr mbështetje gjithnjë e më të madhe, ndërsa kërkesat e tyre po vazhdojnë të artikulohen publikisht gjatë çdo marshimi në kryeqytet.
