Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat të tensionuar me moderatoren e CNN, Eleni Giokos, gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin ndërkombëtar FII PRIORITY Europe 2026 (Future Investment Initiative), zhvilluar në Romë, ku u trajtuan zhvillimet ekonomike, investimet dhe sfidat gjeopolitike në rajon.

Gjatë panelit, Giokos i drejtoi pyetje Ramës mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, protestat e opozitës dhe projektin e debatueshëm të investimit në zonën e Zvernecit, duke kërkuar sqarime për kritikat publike që ka ngjallur projekti.

Kur gazetarja e pyeti nëse toka ishte blerë nga investitorët, Rama reagoi ashpër, duke ia përmendur origjinën greke Giokos dhe duke vënë në dyshim objektivitetin e CNN-it si burim informacioni.

“Të qenit ju greke më obligon të mos shkoj më tej në këtë çështje. Po, toka është blerë nga investitorët. Po, është një tokë private. Po, nuk ka një projekt, po nuk ka një leje ndërtimi”, deklaroi Rama, duke paralajmëruar njëkohësisht edhe rrezikun që sipas tij i kanoset Evropës nga dizinformimi në mediat sociale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *