Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që prej më shumë se tre javësh po zhvillohen në Shqipëri, në një intervistë për Financial Times, ku hodhi poshtë akuzat e protestuesve dhe mbrojti projektet e investimeve të lidhura me Jared Kushner.

Duke iu referuar pretendimeve të protestuesve që e cilësojnë si “Kumbarin” e Shqipërisë, Rama reagoi me tone të ashpra.

“Njerëzit thonë se unë jam udhëheqësi i gjithë kësaj. Unë u them atyre: F*ck you. Kaq e thjeshtë. Nuk është puna ime të vërtetoj se nuk jam Kumbari, është puna e tyre të vërtetojnë se unë jam Kumbari”, deklaroi ai.

Rama kundërshtoi gjithashtu pretendimet se ekonomia shqiptare mbështetet te pastrimi i parave, duke pranuar se fenomeni ekziston, por duke theksuar se ai nuk përbën bazën e ekonomisë së vendit.

Sipas tij, Shqipëria po lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar më fort se kurrë më parë, ndërsa perceptimi publik është ndikuar edhe nga rritja e numrit të hetimeve dhe procedimeve penale.

Kryeministri mbrojti investimin e planifikuar prej 4 miliardë dollarësh të Jared Kushner dhe partnerëve të tij, duke e cilësuar atë një mundësi historike për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ka shumë interes për ta mbyllur këtë projekt. Nëse nuk do të ishte Jared Kushner, askush nuk do të interesohej për flamingot, për Shqipërinë apo për asgjë tjetër. Është urrejtja ndaj Trumpit që ka krijuar gjithë këtë vëmendje”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se investitorët e përfshirë në projekt nuk janë të lidhur me aktivitete kriminale apo pastrim parash dhe se zhvillimi i planifikuar do të sjellë përfitime afatgjata për Shqipërinë.

Protestat kundër qeverisë dhe projektit turistik kanë hyrë në javën e katërt, me mijëra qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe hetimin e asaj që ata e konsiderojnë korrupsion sistemik në lidhje me ndërtimet në zona të mbrojtura.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *