Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi ultimatumit të protestuesve në Zvërnec, të cilët kërkojnë largimin e tij nga pushteti brenda 24 orëve.

Në një postim të shoqëruar me video, Rama bëri të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet, duke theksuar se vendi do të zhvillohet sipas kontratës elektorale të majit të kaluar, ku mazhoranca siguroi 83 mandate.

“Duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota, pavarësisht se ça thonë e ça duan”, shkroi Rama, duke shtuar se protestat po pompohen nga të huaj që nuk e duan Shqipërinë në “Ligën e Kampionëve të Turizmit”.

Kryeministri i cilësoi protestuesit si persona që e shohin “Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre”, ndërsa u drejtoi një “përqafim të veçantë” atyre që sipas tij kanë mbetur peng i një proteste të cilës “i ka humbur çdo arsye reale”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *