Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë në detyrë në Kosovë, duke thënë se ajo ka ndikuar në përkeqësimin e kushteve të punëtorëve.

Sipas tij, qytetarët po përballen me paga të ulëta dhe me rritje të vazhdueshme të kostos së jetesës, ndërsa standardi ekonomik mbetet i ulët krahasuar me rajonin.

“Qeveritë e përgjegjshme punojnë për të përmirësuar kushtet e punëtorëve, ndërsa qeveria në largim ka bërë të kundërtën”, ka deklaruar Haradinaj në një reagim për 1 Majin.

Ai ka shtuar se paga minimale nuk i përmbush nevojat bazike të qytetarëve, ndërsa paga mesatare mbetet e pamjaftueshme për një jetë dinjitoze.

Haradinaj theksoi gjithashtu se shumë punëtorë po përballen me pasiguri ekonomike, ndërsa një pjesë e madhe e fuqisë punëtore po e sheh emigrimin si mundësi për të përmirësuar jetesën.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *