Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, reagoi për protestën e zhvilluar para Parlamentit, duke deklaruar se mazhoranca nuk do të tërhiqet nga detyrimet e saj për shkak të akteve të dhunës.

Balla tha se protesta është e drejtë demokratike, por theksoi se deputetët kanë po aq të drejtë të ushtrojnë mandatin dhe të miratojnë ligjet në Kuvend.

Ai dënoi sulmet ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, duke paralajmëruar se çdo person që ushtron dhunë ndaj efektivëve do të përballet me ligjin.

“Nuk mund të zmbrapsemi sepse një grup mbeturinash sociale dhe politike mendon se Parlamenti duhet të shpërndahet. Kush sulmon Policinë e Shtetit, sulmon shtetin dhe do të përballet me forcën e ligjit”, u shpreh Balla.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *