Një ekip ndërkombëtar shpëtimi ka nxjerrë të gjallë një burrë 43-vjeçar nga rrënojat e një ndërtese në Venezuelë, tetë ditë pasi vendi u godit nga tërmete me magnitudë 7.2 dhe 7.5.
Hernan Gil po punonte si roje nate në një ndërtesë shtatëkatëshe në Catia La Mar, kur një pjesë e saj u shemb, duke e zënë nën rrënoja brenda kabinës së sigurisë.
“Kur e gjetëm, na kërkoi të mos i tregonim gruas së tij se ishte gjallë, në rast se nuk do t’ia dilte”, deklaroi shpëtimtari nga Kosta Rika, Minyar Collado, për Associated Press.
Lajmi për shpëtimin e tij u prit me emocione nga bashkëshortja, Gusbimar Gonzalez, e cila tha se ishte e befasuar nga operacioni ndërkombëtar i shpëtimit.
“Ai nuk ka pësuar trauma. Arriti të mbrohej duke u strehuar nën një tavolinë dhe një karrige”, u shpreh ajo për AFP.
