Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku vlerëson bashkëpunimin e deritanishëm mes tyre dhe rolin e saj në iniciativat ndërkombëtare.

Në mesazhin e tij, Trump thekson se bashkëpunimi në kuadër të Bordit të Paqes ka qenë i rëndësishëm dhe se Kosova ka një rol të veçantë në këtë nismë.

“Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore, veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë do të luajë një rol të rëndësishëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë”, thuhet në letër.

Trump vlerëson gjithashtu kontributin e Osmanit, duke theksuar se ajo po lë pas një trashëgimi të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës dhe rajonit.

“Po lini pas një trashëgimi të rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vendit tuaj, rajonit të Ballkanit dhe Evropës. Ju keni qenë gjithmonë një mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara”, shkruan ai.

Në përfundim, presidenti amerikan shprehet se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit me Osmanin në vitet në vijim.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *