Helena Kaçe, e konsideruar nga shumëkush si një prej figurave të reja që po promovohen nga kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të Marjana Koçekut për të vijuar mandatin si deputete e pavarur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kaçe argumenton se largimi nga një forcë politike, pasi je zgjedhur në listat e saj, duhet të shoqërohet edhe me dorëzimin e mandatit.

“Ka një lloj paradoksi në politikë: të hysh në Parlament falë mbështetjes së një partie dhe më pas të deklarosh pavarësinë, duke mbajtur mandatin e fituar falë saj.

Pavarësia politike nuk fillon me largimin nga partia, por me dorëzimin e mandatit. Votat që të çuan në Kuvend nuk ishin vetëm për individin, por edhe për programin dhe ekipin politik që përfaqësoje.

Nëse rruga jote nuk përputhet më me atë forcë politike, atëherë veprimi më i drejtë është t’ua kthesh mandatin atyre që të besuan”, shkruan Kaçe.

Në përfundim të reagimit të saj, ajo i uron suksese Koçekut në angazhimin e ri politik, duke shtuar: “Nëse zgjedh të jesh e pavarur, bëje deri në fund: dorëzo mandatin.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *