Nga Daut Dauti

Lagjja ime, Arbëria (Qenar Qeshme) në Gjilan, është vendbanim relativisht i ri dhe me njerëz të mirë. Këtë lagje e kanë kapluar ethet patriotike që është duke shkaktuar suksesi i kombëtares së futbollit. Lagjja është stolisur me banera që përmbajnë fjalët: ”Jam djalë nga Kosova, më ka thirrë atdheu”. Kjo është për shkak se Mirlind Daku është nga kjo lagje dhe tashti lagjja ime ka lidhje të drejtëpërdrejtë me Kombëtaren e Shqipërisë. 

Tri ndeshjet e fundit të kombëtares së Shqipërisë i kam shikuar në një kanal televiziv anglez, ku komentatorët emrin e Dakut (Mirlind) e shqiptojnë: Merlin. Kjo është për arsye se emri Merlin është mjaft i përhapur në Britani të Madhe, që lidhet edhe me mitologjinë kelte. Në mitologjinë angleze Merlini është magjistar që krijon çudira dhe është këshilltar, por dhe gjenerues i mbretit Arthur. Por, Merlin quhet edhe një lloj i shqiponjës. 

Sidoqoftë, në arenën ndërkombëtare të futbollit ka gjasa që emri i Dakut të mbetet Merlin, sikur Shaqiri që mbeti Shakiri.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *