Nga Ilir Seci

Shkruhet me gërmën “Ç,ç”, përpara – “ÇLIRIM/çlirim”, ne daçi me “Ç” te madhe te shtypit e ne daçi md “ç” te vogël te shtypit, gjithëherë ka para gërmën “Ç,ç”…lexohet me “Ç,ç”, shqiptohet me za me “Ç,ç”, ndihet me veshë me “Ç,ç”…

…Bash aty te gërma “Ç ç” e vendosun para emnit “Lirim” asht krejt hilja…

Në gjuhën shqype fjalët me gërmën “Ç, ç” përpara janë dy llojesh: 

-1- Fjalë që germën “Ç,ç” e kanë natyrshëm ne rranjë si p.sh “çaj”, “çark”, “çetë”, “çarranik”, “çufërr”  etj…

-2- Fjalë në të cilat vendosja e germës “Ç, ç” i jep kuptim të kundërt fjalës rranjë, pra njisoj antonimi, siç janë për shembull “çnjerezore” e kundërta e “njerezore”, “çarmatim” e kundërta e “armatim”, “çrregullim”  e kundërta e fjalës “rregullim”, “çorganizim – organizim”, me vazhdue ne “ngjyrosje-çngjyrosje”, “nderim-çnderim”, “regjistrim-çregjistrim”, “orientim-çorientim”, etj…

Njajtë edhe fjala shqype “Lirim” asht gremçue me gërmën “Ç, ç” dhe asht perftue e kundërta e “Lirimit” që asht “Çlirimi”, pra e heqja e lirisë…Ma shqip se na e kanë thanë komunistat s’ka… bile edhe na kanë shti me e festue me të madhe bash heqjen e lirise…hala edhe sot vazhdojnë e festojnë sklleverit e çliruem…

…Asht bash nji gërmë me gremç, gërmë e huazueme nga osmanishtja që disi etnit tanë themelues te gjuhësisë vendosen me e mbajtë ne alfababetin shqip, si me dashte me na e kujtue gremçimin historik qe na gjeti prej dites që osmanet, krijuesit e kesaj gërme, e çatrafiluen gjuhen shqipe kur ranë në kontakt me te. Nji gërmë qe nuk kishte fare nevojënme mbajte gjuha jone sepse fare lehtë kishin mujte me fute në vend te saj digrafin “Ch, ch” si e kane gjuhet europiane. Si dihet gjuha shqipe në mesin e 36 germave i ka keto DIGRAFE : “Dh”, “Gj”, “Ll”, “Nj”, “Rr”, “Sh”, “Th”, “Xh”, “Zh”… Etnit gjuhëtarë ta kishin shtue edhe digrafin “Ch, ch”, dhe na e kishin kursye tanë ate mundim me gjetë makina shkrimi me gremça “ç” ne kohen e shtypshkrimit… apo sot ne epoken dixhitale do na e kishin kursye dhimbjen e syve kur lexojme “c” per “ç”, se shumica as dinë si me e shkrue ne celulare… Gërma “Ç,ç” qe e vendosun para fjales aq poetike “Lirim” e robnon ate si gardh me tela me gjemba dhe e ban “Çlirim” – e kundërta e të magjishmes “Lirim”…E ne mend s’ka si mos na ardhe vargjet e te madhit Dom Ndre Mjeda :

“Lirim, lirim!” – bërtet gjithkah Malsia. 

A ka lirim ky dhé që na shkel kamba, 

a veç t’mjerin e mblon anemban’ robnia? 

Flutro shqipe, flutro kah çelet lama, 

sielliu maleve përreth që ka Shqipnia, 

e vështroje ku i del lirimit ama.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *