Nga Adriatik Dosti
Protestës dhe protestuesve…
Kujdes!
…se kryeqeni ka lëshuar pa kontroll e pa zinxhir drejt jush pitbullët e tij.
Quhen Mero, Mut Nano, Baton, Syçi, Albatros, D. Hila, Kol Kyçi, Frrok, Gj. Lluca etj.
Bëjnë gam-gam, ulërasin, lehin, kërkojnë të të kafshojnë, por deri më tani ka rezultuar se të hanë mu…n.
Atë B. Gonxhen ndihmojeni pak, o njerëz, se s’po i shiten hiç biletat për koncertin e K. West; ndaj s’ka faj i ziu që fajëson protestën dhe protestuesit…
Barom-presidentin, pasi e bëmë synet në Mekë, e kemi çuar të hedhë zare e të shohë fall për Ramën e për vete diku andej nga Uzbekistani e Kirgizistani. Ishalla po i bien dy gjashta bashkë, se gjynah i ziu.
Edhe Erion-bibilushi kundër protestës e protestuesve?
Po ti, sa një shishe uji që mbajnë në dorë ata je, o Erion. Ç’mutin do që ngatërrohesh me historira të tilla?
Kujdes, se janë zgjuar nga gjumi edhe arixhofkat e Edvinit. Njëra quhet Lindita dhe e ka mbaruar shkollën me pesë, e tjetra quhet Kushi, motra biologjike e Fernandelit.
Nuk mungon, si zakonisht në raste të tilla, edhe ajo Rudina Xhungla e Dritare.net, ose thënë ndryshe: e pa dyerve dhe e pa dritareve…
Si një kone e ngordhur mjaullin ndër dhëmbë edhe Spiropallesha, por nejse, varjani. Ehuuu, sa buçe ka pazari; po të merresh me të gjitha, të ikën jeta për lesh.
E revoltuar ndaj protestës dhe protestuesve kishte reaguar edhe ajo provincialja budallaqe e Roskovecit, Zeqineja, e cila sa herë flet më kujton një shprehje të një mikut tim të mirë e të hershëm tironas, që e përdorte shpesh në kësi rastesh: “Kjo ose ky është njësoj si puna e asaj biçikletës rragalle që, edhe hapur ta lësh e t’i kesh lënë një 50-lekësh te shala, 50-lekshin marrin, e biçikletën s’ta luan njeri.”
Kujdes, se tani i morëm vesh saktë edhe armiqtë brenda nesh…
Njëri quhet Dritan Goxhaj, një terrorist që, ani pse ka luftuar me armë në dorë në radhët e UÇK-së për çlirimin e Kosovës, inteligjenca sekrete iraniane e ka komprometuar për ta përdorur për vete, pikërisht në një ditë e në një ngjarje të tillë si kjo: protesta e Tiranës për të rrëzuar Ramën.
Kujdes, se tani u mor vesh qartë fare se “diasporën” shqiptare për të mbrojtur shqiptarët, nga Kosova na e dërgon Albin Kurti, e nga Maqedonia e Veriut na e dërgon Kim Mehmeti.
Kujdes, se grekët aty në protestë komandohen që nga Himara nga Vangjel Dule e Fredi Beleri…
Kujdes, se interesat serbe aty në protestë i mbron Baton Haxhiu, pavarësisht se bën sikur mbron Ramën. Hahaha!
Kujdes, se Sorosin aty në protestë e përfaqësojnë Dalina Fico dhe Iris Luarasi, të cilave Rama s’ka ç’u thotë dot se është në “konflikt interesi”.
Anti-amerikanizmin, jashtë proteste sigurisht, duhet ta përfaqësojë armiku më i tërbuar i kapitalizmit dhe imperializmit të djeshëm amerikan; ai që thotë se “pushtetin e fituam me gjak e po me gjak do ta mbrojmë e do ta dorëzojmë”: Gramozi i 2 Prillit. E thashë mirë, o Edvin?
Kujdes, se siç thamë, terroristët iranianë i përfaqëson ky Dritan Gonxhja. Ok.
Flamingot, sigurisht, i përfaqëson ambientalisti i mirënjohur Sazan Guri.
Po protestuesit anti-Trump kush i përfaqëson vallë në këtë kodosh-protestë gati njëmujore anti-Rama në Tiranë?
E vrava mendjen goxha dhe më së fundi e gjeta…
Të takon ty vetë, i pari, të jesh përfaqësuesi legjitim dhe më aktiv i tyre, o Edvin, se presidentin amerikan Donald Trump e ke përgojuar e sharë madje edhe publikisht ti, e askush tjetër.
Dhe çudi se si ai s’ka gjetur ende kohë të merret qoftë edhe një minutë të vetme me ty. E di fort mirë ti se çfarë vlere ka ai një minutësh amerikan; ndaj puna është: ishalla po të vjen, ose të ka ardhur, sahati, siç thotë populli.
Si iu kishe thënë sot protestës dhe protestuesve, o Edvin: “Fuck you”.
Ok, të shohim se kush do të “ashtuset” i fundit, se me atë do të mbyllet historia e kësaj historie.

