Nga Enver Robelli

Nëse ndonjë pushtetar në Tiranë e ka seriozisht luftimin e antisemitizmit, atëherë duhet të bëjë dy gjëra.

Së pari: të arrestojë atë grua të maskuar që, e papenguar fare nga policia, hoqi flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij vendi në Tiranë.

Së dyti: të anulojë koncertin e reperit Kanye West në Tiranë më 11 korrik.

Kanye West ka përhapur disa herë teori konspirative antisemite, ka folur për një komplot global hebraik dhe ka kërcënuar hebrenjtë. Ai e ka mbrojtur nazizmin në rrjetet sociale dhe ka shprehur admirim për kreun e nazistëve (A.H.).

Për shkak të këtyre deklaratave dhe veprimeve, koncertet e Kanye West janë ndaluar në disa shtete. Ndër vendet ku koncertet e tij janë ndaluar ose anuluar përmenden Britania e Madhe, Polonia, Zvicra dhe Koreja e Jugut.

(Si është e mundur që një reper i padëshiruar në shumë shtete perëndimore dhe në Azi të mirëpritet në Tiranë, ndërsa koncerti i tij të promovohet nga pushteti?)

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *