Një faktor i ri në vitet 1890-ta, ishte rritja e lëvizjes nacionaliste sllave maqedone, që bënte fushatë nën slloganin “Maqedonia për maqedonët”. Qeveria serbe këtë e konsideronte si një dredhi bullgare; dhe kishte shumë zyrtarë serbë, që ishin bindur nga shkrimtarët etnografikë të rrejshëm, siç ishin Milojeviq dhe Gopçeviq, dhe besonin se të gjithë sllavët e Maqedonisë, në të vërtetë ishin serbë…
Siç ka vënë re gjerografi Jovan Cvijiq, sllavët e luginës së Moravës jugore, para vitit 1878 kishin “një ndjenjë të paqartë kombëtare” dhe vetëm pas këtij viti u mësuan të mendonin se ishin serbë …
Jo më herët se në vitin 1912, një raport skandalizues i Milojeviqit (që ishte bërë konsull i Serbisë në Prishtinë), thotë se disa serbë në Mitrovicë nuk e identifikonin veten si serbë, por si “kosovci”, kosovarë, dhe të bazuar në modelin maqedon, e kishin adoptuar slloganin “Kosova për kosovarët”.
Noel Malcolm, Kosovo – a short history, fq. 231.
Publikoi: Daut Dauti