Nga Daut Dauti

Natën e vitit të ri shkova në supermarketin e lagjes. Derisa po vështroja në seksionin e mishërave, aty erdhi me shpejtësi një njeri, diku rreth 30 vjeç. Pa i shikuar fare llojet e mishërave dhe çmimet, siç bëjnë zakonisht blerësit, filloi ta mbushte krahun me një lloj paketimi të madh dhe të shtrenjtë të mishit të pulës. Mori aq shumë sa që pothuaj nuk la asgjë për tjerët. Pastaj, me shpejtësi u drejtua nga dera dhe iku jashtë me gjysmë vrapi.  

Pos meje, këtë veprim e panë edhe disa disa tjerë. Por, as unë e as ata, nuk reaguan para kësaj hajnie apo veprimi kriminal. Dy punëtorë të supermarketit, që në kokë kishin kapelat e babadimrit dhe me disponim festues, nuk e panë këtë akt. 

Një herë, në një situatë të ngjashme, kam qëlluar në një supermarket në Girona (Spanjë). E dëgjova një zhurmë dhe pashë se dy veta i bërtinin njërit që tentoi të dilte pa paguar nga supermarketi. Ndoshta për shkak se hajni ishte i racës së zezë, prandaj i ‘huaj’. 

Në një rast tjetër, në tren në Stamboll, udhëtarët e kapën një hajn të xhepave. Filluan t’i sillnim kokës e trupit me grushta e shqelma. Veprim i tepruar qytetar, pa dyshim. Duhej ta kapnin dhe ta dorëzonin në polici. Por, qytetarët e ia jepnin vetë dënimin hajnit. 

Kam përshtypjen se në Angli, sidomos në Londër, indeferenca qytetare është aq e madhe sa që hajni dhe plaçkitësi veprojnë të papenguar në vende publike.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *