Më 8 korrik 1935, në Shkodër ndërroi jetë Lazër Mjeda, kleriku katolik, themeluesi i shoqërisë kulturore “Agimi” dhe mbrojtës i çështjes kombëtare. Lindi në Mjedë, më 6 mars 1869, u shugurua prift katolik në vitin 1891. 

Shërbeu si ipeshkëv i Sapas, pastaj si arkipeshkëv i Shkupit, më 1921 kthehet në Shkodër si arkipeshkëv. Lazër Mjeda ishte vëllai i poetit Ndre Mjeda. Gjatë kohës së shërbimit në Shkup dhe Prizren, ishte dëshmitar i krimeve serbe ndaj shqiptarëve dhe i dërgoi Vatikanit një raport të hollësishëm. 

Raporti i Lazër Mjedës do t’i shërbente publicistit vjenez, Leo Frojndlih për librin “Golgota e Shqipërisë”, botuar në vitin 1913. Pas publikimit të librit, Frojndlih pati kontaktet e para me Shqipërinë, si ushtar me forcat austro-hungareze në Luftën e Parë Botërore.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *