Margaret Hasluk, (englezja e Elbasanit) mikja më e mirë e Lef Nosit i dërgon letrën e mëposhtme udhëheqësit të kohës që të dalë dëshmitare në gjyqin e mikut të saj.

Qipro 12. 11. 45

Shkëlqesis së tij

          Gjeneral Kolonel Enver Hoxha,

          President i Qeverrisë Shqiptare.

                               Tiranë

Marr leje me ju shkrue për me ju u-lutë qi t’a ndihmoni mikun ma të vleftshëm qi kam në kët dynja, Z. Lef Nosi.

E kam njoft mirë e mirë 15 vjet e ca, e Zoti e di se kurrë nuk e ka thanë asnji fjalë me favor t’Gjermanevt ose t’Italjanëvet. Përkundrazi ka veprue bashkë me mu kundra të dyjve në kët luftë. Jam gati me u-prezantue si dishimtare përpara çdo gjygji shqiptar por me i kallzue punët e tij, vetëm se edhe nuk u-shërova prej nji sëmundjeje fort të keqe qi më ka ra vjet në Kairo, e doktorri nuk me ep leje qi t’udhëtoj. Por, pa ardhë unë, mund të dërgoni kush të jetë në shtëpi të tij. Atje do te shifen mobilat e mija si edhe librat e mija qi ai m’i ka rujtë gjatë okupacionit, gja mjaft e rrezikshme. Edhe unë s’jam Gjermane.

Guxhoj me ju shkrue ashtu, shkëlqesi, si miqesha e Shqipnisë qi Jam dëftye gjithmonë, kur të vij në Shqipni, po të më epni leje, do të ju dëftej ca letra prej Shqiptarëve që thojnë se unë jau mora sigurimin zyrtar e indipendencës së Shqipnisë në Shëndre 1942.

Pa zotni Lef s’un plotsoj mirë librat që jam tue shkrue përmbi Shqipninë. Ashtu Ju lutem shum qi të ma rueni.

Më erth shum keq kur u-ba Regent, por mbas ca ditësh u-kujtova se ishte ba kryetar i bashkisë s’Elbasanit në kohë të turbullimevet të 1924 vetëm e vetëm qi ta ndihmonte popullin e vogël. Kujtoj se ashtu ka qenë edhe kët herë. E në të vërtetë ç’ishte ba Shqipnija pa krye nën sundim të Gjermanve? Juve s’un erdhët se ishit në mal.

Ç’prej 6 qershorit të 1944 kur rashë e sëmunë, kam dalë prej punës zyrtare. Ashtu ju shkruaj kët letër si private. 

Në qoftë se do të keni mirësinë me pranue kët lutje, do të jau di për nder gjithmonë.

Me nderime të nalta, Shkëlqesi.

Margaret Hasluck 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *