Nga Arbër Zaimi

Në janar të vitit 1994 presidenti amerikan Bill Clinton vizitoi shkurt Kievin. Aty ai i tha presidentit ukrainas Leonid Kravchuk se po të mos pranohej kërkesa amerikane për asgjësimin e arsenalit nuklear të Ukrainës, atëherë marrëdhëniet mes Amerikës dhe Ukrainës do të dëmtoheshin rëndë.

Kishte politikanë ukrainas të cilët qysh prej 1992 përpiqeshin ta bindnin perëndimin e sidomos Amerikën, që të mos kërkohej asgjësimi i arsenalit nuklear ukrainas, për shkak të rrezikut rus. Ne e njohim më mirë Rusinë se ju, i thoshin ata amerikanëve. Por, flisnin kot. Perëndimi garantonte se Rusia nuk do të sulmonte kurrë, duke u nisur jo aq nga fjala e dhënë, se sa nga analiza e pozitës së atypëratyshme të Rusisë së varfëruar postkomuniste. Harrojeni të shkuarën, mos kini frikë nga e ardhmja, thoshin ata.

Ç’të bënin ukrainasit e shkretë përballë kësaj dileme, të ruanin armët që garantonin mbrojtjen e të prisheshin me aleatin e madh, apo të ruanin aleatin e madh e të dorëzonin armët? Me siguri, ata do të kishin dashur të ruanin edhe armët edhe aleatin. Detyrimi për të zgjedhur mes dy të padrejtave është themel i tragjedisë.

Thuajse tre dekada më vonë, presidenti tashmë në pension, Bill Clintoni, në vitin 2023, foli për një media irlandeze dhe shprehu keqardhje të thellë, duke thënë se “ndjej një përgjegjësi personale, meqë unë isha që i binda ukrainasit t’i dorëzojnë armët bërthamore”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *