Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke e cilësuar situatën si një moment të ndjeshëm për institucionet dhe demokracinë.
Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Osmani theksoi se bllokadat politike dhe dështimi për të formuar institucionet e reja po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Ajo bëri thirrje për përgjegjësi më të madhe nga klasa politike, duke theksuar se krizat nuk zgjidhen përmes përplasjes, por përmes bashkëpunimit dhe vullnetit qytetar.
Sipas saj, Kosova ka nevojë për stabilitet institucional dhe për një kulturë politike që vendos interesin e vendit mbi kalkulimet partiake.
