(25 mars 1911-2 janar 1997)

Lindi në Shkozë të Fierit dhe u arsimua në Gjimnazin e Shkodrës. Pas mbarimit të shkollës se

mesme, punoi si mësues në vendlindje dhe si redaktor në disa organe shtypi në Tiranë. Në

vitin 1934, atij iu dha e drejta të vazhdonte studimet me bursë në Universitetin e Torinos për veterinari. Si student, merr pjesë në Kryengritjen antimonarkike të Fierit te vitit 1935 dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ky dënim iu fal dhe Jakov Milaj u kthye në Torino për të përfunduar studimet. Diplomohet në vitin 1939 dhe kthehet në Shqipëri ku caktohet Shef Laboratori në Durrës e më pas në Korçë. Po në të njëjtin vit, themelon për hërë të parë në Fier shërbimin veterinar.

Caktohet ministër i Bujqësisë dhe i Pyjeve në qeverinë e Maliq Bushatit në periudhën 12 shkurt-12 prill 1943. Me ardhjen në pushtet të komunistëve, arrestohet dhe dënohet nga Gjyqi Special me 15 vjet burg si kolaboracionist. Dénimin e vuan fillimisht në burg dhe më pas për disa vjet në kampin e punës së  dhe Xhafzotajt. Lirohet pas 6 vjetëve falë një amnistie, por pak më vonë përfundon

familjarisht ne internim në Llakatund të Vlorëz dhe më pas në Shtyllas të Fierit. Pas mbarimit të internimit, vendoset në Fier ku punon në Ndërmarrjen Bujqësore “Çlirimi”

Falë njohurive të tij gjuhësore, Jakov Milaj afrohet si punonjës-bashkëpunëtor në Institutin e

Historisë dhe Gjuhësisë në Tiranë. Ka botuar një numër monografish e artikujsh shkencorë si: “Raca shqiptare”, “Si të rritim viça të shëndoshë “, “Mbrojtja e shëndetit të kafshëve bujqësore”

*”Sëmundja e viçave në rritje” etj.

Ndërron jetë më 2 janar të vitit 1997.

Burimi: Muzeu Kombëtar “Shtëpia e Gjetheve”

.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *