Në vitin 1575, pas një përleshjeje në Mesdhe, Servantes u kap rob nga piratët dhe u dërgua në Algjeri, ku u mbajt si skllav për 5 vjet. Pasi u lirua ai shkroi një nga veprat më të njohura në histori.

“Robërimi i tij për 5 vjet ndikoi jashtëzakonisht në krijimtarinë e tij”,- thotë studiuesja e Servantesit, Antonia Garcés. “Nga puna e tij e parë pas lirimit “Jeta në Algjeri” (1581-1583) e deri te botimet pas vdekjes së tij, eksperienca traumatike që përjetoi ndihet në çdo rresht”.

Vetë Garcés ka një arsye personale pse vendosi të studionte me detaje shkrimtarin spanjoll: ajo e kupton më shumë se kushdo traumën e robërisë. Në periudhën mes dhjetorit 1982 – korrikut 1983, profesoresha u mbajt e burgosur nga një grup gueril në Kolumbi.

“Gjithmonë kam gjetur paqe te letërsia”,- thotë ajo.”Mendoj se një nga arsyet që i mbijetova burgimit ishte leximi i disa librave që më sillnin në birucë. Kur nuk kisha më çfarë të lexoja, i kthehesha fjalorit nga fillimi në fund”.

Ajo nisi të lexonte Servantesin, që sipas saj e ka ndihmuar të përballojë jetën pas burgimit.

“Unë isha një e mbijetuar, pas 7 muajsh të jetuar në një birucë kaq të vogël, pa dritare dhe ku ruhesha nga roje të armatosura”.

Sipas Garcés, të mbijetuarit e eksperiencave traumatike kanë tendencën t’i përsërisin ngjarjet që u kanë ndodhur. Të njëjtën gjë ajo vërejti në punën e Servantesit, i cili në forma dhe mënyra të ndryshme e ka përshkruar skllavërimin e tij në çdo vepër të shkruar pas lirimit.

Garcés beson se kjo eksperiencë hapi dyert e imagjinatës për shkrimtarin spanjoll dhe në këtë rrugëtim të tij ai, përveçse një nga shkrimtarët më të njohur në histori, ai u kthye edhe në një këshillues, shërues – siç e quan ajo – për të tjerë në të njëjtat situata/ Hejza

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *