“Ka qenë ky shkrimtar rus që thuajse i vetëm rrëzoi socializmin real, e madje edhe gjithë filozofinë nga frymëzohej ky sistem. Ishte një ndërmarrje titanike.
Ndoshta e keni pyetur ndonjëherë veten, se për çfarë na duhet letërsia, arti. Ja ku po e them, letërsia në disa raste mund të shërbejë pikërisht për këtë arsye, të shembë një regjim, të thyejë një perandori.
Dhe nuk është një ekzagjerim. Mjaft të mendosh për jetën e Solzhenjicinit, para se të lexohet vepra e tij, mjaft të shikosh librat e tij, të renditura mbi një tavolinë si natyrë e vdekur, para se të kuptosh thjesht dhe vetëm atë që ka ndodhur.
Solzhenjicin është një forcë e vërtetë, që për fat të keq, nuk është i njohur aq sa ç‘meriton të jetë”,
… kështu është shprehur kritiku letrar, Antonio D‘Orrico për Aleksandër Solzhenjicinin dhe rolin e tij në vitet ‘900.
Përgatiti: Albert Vataj