“E keqja e vërtetë në botë”, i tha Carlo fantazmës së Umberto Eco “është një dhe e vetme: Injoranca!”.

 “Në realitet është gjysmë injorancë”, komentoi profesori.

 “Çfarë do të thuash?”

 “Dua të them se injoranca e shëndetshme dhe e plotë nuk bën dëm.

 Për shembull, kur isha gjallë dhe jetoja në shtëpinë time në Milano, nuk dija asgjë për sistemet elektrike dhe nuk kisha njohuri për këtë temë.

 Prandaj, i vetëdijshëm për këtë, u mbështeta plotësisht tek elektricisti im.

 Kjo për shkak se injoranca totale shoqërohet edhe me respekt të frikshëm për temën e injoruar, dhe rrjedhimisht nga përulësia.

 Sidoqoftë, nëse do të kisha lexuar dy-tre manuale në atë kohë dhe, i bindur se i kisha përvetësuar njohuritë, do ta kisha marrë në kokë për të ndërtuar vetë sistemin elektrik, ndoshta do t’i kisha vënë zjarrin bibliotekës sime të jashtezakonshme”.

 “Pra po më thoni se njohuritë e përafërta janë më të dëmshme se injoranca totale?”

 “Pikërisht, veçanërisht kur kombinohet me një karakteristikë tjetër shumë të zakonshme.”

 “Kush është kjo karakteristike?”

 “Marrëzia.”

Umberto Eco

Publikoi: Saimir Kadiu

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *