Nga Behar Gjoka
Vepra letrare e Migjenit, në poezi dhe prozë, duke qenë moderne, njëherit edhe si ura ndërlidhëse me letraren e hershme, pati dhe ka një shkëlqim të beftë dhe të paimagjinueshëm, edhe në shekullin e njëzet e një.
Shenjat autoriale dhe estetike, moderne dhe të mëvetësishme, gjuhësore dhe letrare, kanë të bëjnë vetëmse me tekstet e tij, ndonëse prej amshimit të largët, që tashmë mbushi 80 vjet i shuar nga jeta, rrezaton dritë dhe art të përveçëm.
Në kuptimin fizik, për shkak të ndarjes nga jeta shumë përpara kohe, Migjeni ikën nga bota e të gjallëve në moshën 27 vjeçare, një fikje e parakohshme, e jetës përplot travëlime. Kurse, si shenja artistike, në poezinë novatore, si dhe në larminë e shkrimit të prozës, ai është një uragan i shkrimit letrar në gjuhën shqipe.
Një uragan që në kuptimin fizik ndërpritet përpara kohe, por një uragan arti, si frymë dhe veprimtari shkrimi, që megjithatë e vijon mbijetesën e vetë, fluturimin e pandalshëm, sot e gjithë ditën. Në kuptimin dhe shenjimin letrar, si tekste dhe poetikë shkrimore, hyri si një uragan dhe solli përmbysje etike dhe estetike, gjuhësore dhe letrare, si askush tjetër në letrat shqipe, të kohërave moderne, në poezi dhe prozë, në sendërtimin e një poetike shkrimore të përveçme, të patejkaluar ende në sendërgjimin e letrares në letërsinë shqipe.
Mjerisht, tashmë që kemi nevojë më shumë se sa kurrë, si moral dhe frymë letrare, si mbijetesë dhe teknikë shkrimi, si qëmtim letrar dhe gjuhësor, pikërisht gjatë kësaj ndërkohje, ndaj tij dhe veprës së gjerë letrare, heshtim madje edhe më tepër dhe në një mënyrë krejt absurde, si me thënë vetëmsa bëlbëlzojmë përpara magjisë dhe artit novator të Migjenit, madje ndonjëherë edhe në mënyrë mjerane, bëjmë sikur e dimë dhe ia njohim vlerat dhe ngjyresat e shumëfishta.
Migjeni, për asnjë arsye dhe gjasë, teorike dhe praktike, shkrimore dhe estetike, gjuhësore dhe letrare, kurrësesi nuk mundet që të trajtohet si një rast i zakontë, sepse në fakt ai është unik në shumëçka, në ndërprerjen e parakohshme të jetës, e po kaq në magjinë letrare të mbyllur, në një formësim dhe shprehësi letrare, jo fort të sjpeshtë në letrat shqipe. Pra, vepra letrare e tij, në poezi dhe prozë, me shtjellime të posaçme, më në fund do të duhet kundruar dhe interpretuar në sistemin ekzistencial, si dhe në modelimet e ndryshme letrare, çka na dëshmon se arti dhe shkrimi i tij letrar, në ide dhe frymë, në teknikë dhe formësimin shkrimor, është shumë më tepër mbikohor, madje në shumicën e tipareve si shkrim letrar krejt i pakohë, aq sa duket sikur poezia dhe proza e tij, fatet e jetës dhe mjerimi i skajshëm, janë shkruar në këtë kohë, pra në kohën e tanishme, si me thënë janë pjesë e bashkudhëtimit të qenies njerëzore, njëherit edhe më përtej hapësirave tona.
Poezia e Migjenit, një nga dëshmitë më përfaqësuese të autorit, që përmblidhet në Vargjet e Lira, e cila ngërthen në substancën e vetë, caqet e plota të shkrimit poetik, si mendim dhe formësim, po kaq edhe risimet e përveçme shkrimore si vargëzim dhe poetikë, si shenjë dhe arritje letrare, duke shënuar urën e ndarjes përfundimtare me shkrimin e poezisë klasike. Tekstet poetike migjeniane, ngjizur me ndjeshmëri dhe magji shkrimore, mbeten një referencë e pashmangshme e modelimeve të shkrimit modern, në ide dhe formë, në stil dhe figurime, madje në shumicën e hapësirës teksologjike të tyre, gati–gati të paimagjinueshme.
Proza e shkrimtarit, që shpalohet në vëllimin Novelat e Qytetit të Veriut, sendërton botën e universit artistik në këtë gjini, ku shohim realizimin e disa llojeve letrarë të prozës, të novelës, tregimit, skicës, pamfletit, fejtonit, e këto të mbramet në lëmin e publicistikës, pra duke hedhur kështu binarët e shkrimit të prozës, tashmë vetëm në rruginat e ligjërimit letrar modern, si dhe duke pasuruar kështu poetikën dhe tipologjinë e shkrimit të prozës në gjuhën shqipe. Pra, Migjeni ynë, me atë përmasë dhe natyrë të shpaluar në krijimtarinë letrare, në poezi dhe prozë, si rrallëkush shkrimtar i letrave shqipe, veçmas i përmasës moderne, nuk përmbyllet dhe qarkohet, vetëm në hipotekat zyrtare, të akademizmit të formuar në hijet ideologjike dhe sociologjike, me mendje të mbyllur dhe që simbas rastit, artin e mjeshtrave, ose e ngrenë në zenit, ose e lëshojnë nëpër humnera, për nevojat jashtëletrare.
Migjeni-uragan i pandërprem
Behar Gjoka