Nga Hasan Bello
Një nga anët më negative të LDB ishte se ndërpreu legjitimitetin e shtetit shqiptar; vendi u pushtua nga italianët dhe më pas gjermanët; ëndrra e patriotëve shqiptarë për të pasur një shtetit të pavarur mori fund; lufta shkaktoi viktima të pafajshme, dëme dhe shkatërrime në zona të caktuara të territorit shqiptar; duke nisur nga 1943 Shqipëria u përfshi nga lufta civile, e cila shkaktoi pothuajse po aq viktima në mesin e popullsisë.
Por përveç anëve negative që përmendëm, LDB kishte dhe një anë pozitive. Për “demagogji” siç thonin komunistët, italianët realizuan bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kjo situatë faktike vijoi edhe gjatë pushtimit gjerman.
Sipas studimeve të institucioneve të kohës ndikimi që ky bashkim pati në aspektin ekonomik, ishte tepër pozitiv. Kosova konsiderohej si hambari i Shqipërisë. Në Konferencën e Londrës në 1913, me përjashtim të ultësirës perëndimore (moçaleve të Myzeqesë), shtetit shqiptar i lanë vetëm malet. Ai ishte llogaritur që të ishte një fabrikë jo rentabël. Kështu është planifikuar edhe sot, si një borxhli i keq…
Bashkimi i trojeve shqiptare në vitet e LDB solli rritje ekonomike, njerëzit ushqeheshin më mirë (si në kohën e Italisë-thonin për analogji në komunizëm).
Statistika e mëposhtme tregon sasinë e grurit, misrit dhe tërshërës para dhe pas bashkimit.
Pse budallenj ishin gjermanët, që u bashkuan pas rënies së murit të Berlinit?