Nga Hasan Bello

Në vitin 1967, kur regjimi komunist i dha një goditje të rëndë fesë dhe objekteve të kultit, u organizua një takim për të demaskuar Atë Pjetër Meshkallën. Gjatë diskutimeve, Sekretari i Partisë, Xh. D., tha: “Kishat e xhamitë s’i kemi mbyllur ne, por rinia revolucionare”. Meshkalla iu përgjigj:

“Ah mjerisht, kjo rini servile që po rritni ju. Por ka për të ardhë një ditë e, edhe ajo, s’ka me ju durue ma, do t’ju shporrë qafë, do t’ju hajë kryet”.

Kjo e revoltoi jashtëzakonisht Sekretarin, i cili i zemëruar iu drejtua sallës: “Ta digjni që tani, këtu në sallë, m’u përpara syve të tij ungjillin! Ta digjni që sonte”. Por prifti katolik, krejtësisht i qetë, i tha me një shprehje emblematike: “Digjeni! Nuk është hera e parë që digjet Ungjilli! Ka 2000 vjet që e djegin shokët tuaj, por askush nuk ka mujtë me zhdukë mësimet e vërteta të Krishtit. Digjeni! Por as ju s’keni për t’ia dalë. Jeni tepër të vegjël”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *