VI. Republika e Mirditës

Që kur Konferenca e Ambasadorëve mori vendim për kufijtë e Shqipërisë dhe për kushtet e pavarësisë së saj, ne kemi nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim me udhëheqësit e Mirditës kah mesi i vitit 1921. Kjo marrëveshje parasheh themelimin e një qeverie të pavarur të Republikës së Mirditës, e cila do të mbrohej nga forcat e armatosura të shtetit SKS (Mbretërisë Serbe, Kroate dhe Sllovene), sikurse edhe interesat e jashtme që do të përfaqësoheshin nga qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranës e shtypi këtë lëvizje dhe më pas ne u akuzuam dhe u qortuam nga Lidhja e Kombeve.

VII. Traktati i Romës, Pashiqi, Musolini dhe Shqipëria

Në shpirt, Traktati i Romës i janarit 1924 për Romën dhe Beogradin parashikonte që të respektohej pavarësia e Shqipërisë dhe parimi i mos­përzierjes në punët e brendshme të këtij vendi, si dhe shkëmbimi i informatave në lidhje me zhvillimet në Shqipëri. Sidoqoftë, kjo nuk e pengoi qeverinë italiane të mbështeste Fan Nolin në qershor të vitit 1924 në rebelimin e tij kundër Ahmet Zogut. Po ashtu, kjo nuk e pengoi as qeverinë tonë, në dhjetor të po atij viti, që Ahmet Zogu të niste sulmin kundër Shqipërisë nga territori ynë dhe ta merrte pushtetin. As Roma e as Beogradi nuk mund t’iu rezistonin intrigave dhe kërkesave të “miqve” shqiptarë, të cilët lypnin përkrahje për të marrë apo ushtruar pushtet duke premtuar lojalitet dhe bashkëpunim, e pastaj, si kthim, e ndryshonin mendjen me paraqitjen e mundësisë së parë.

Gathering Clouds: The Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia, f. 141–142

Në Beograd ende ka forca që mendojnë se Shqipëria mund të destabilizohet dhe ndahet, por kjo gjë tashmë është vetëm mendim i budallenjve. Megjithatë, Serbia vazhdon me qasjet e saj për destabilizimin e Kosovës, me të njëjtat metoda që dikur përdorte ndaj Shqipërisë.

Sa për nobelistin Ivo Andriq, kroatin e serbizuar, ende mendohet se është shkrimtar i madh. Por, sa i madh mund të jetë dikush që shkruan elaborate për zhdukjen e popujve dhe shteteve fqinje? Ndoshta është shkrimtar i madh, por veprat e tij janë të mbushura me ide serbomëdha fashiste.

Përgatiti për botim: Daut Dauti

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *