“Nuk e di a egziston nji gjuhë tjeter e gjallë, që pasqyron në mënyrën ma besnike të mundëshme vjetersinë e saj.”

“Problemi i gegnishtes dhe i lashtësis së saj, duhet t’jetë objektivi i parë i gjuhësisë shkencore dhe i gjuhëtarëve shkenctarë të Akademisë Shqiptare.” (Tiranë e Prishtinë).

“Gegnishtja ma shumë se asgja tjeter tregon rrajët tona si etnogjenezë e autoktoni në Ballkan-Iliri.”

Shumë fjalë të greqishtes klasike spjegohen qartë në Gegnishte, kemi dy spjegime: 

a. Ose ndonji malsor shqiptar para 2800 vjetësh ka shkrue “Iliaden” e ” Odisenë”. 

b. Ose vete Homeri ka folë nji gjuhë që përgjet me gegnishten e sotme si të ishin ” dhambt e dy ingranazheve që rrotullohen syper njani tjetrit harmonikisht, ndoshta pjesë e nji sistemi gjuhësor shumë përpara tyne, me pasojë që të dy; edhe malsori shqiptar i veriut edhe Homeri, flasin identikisht të njajten gjuhë, pamvarsisht prej distanës kohore që i ndan dhe huazimeve të paevitueshme, por edhe të papërfilshme që munden me pasë ndodhë.

” ILIADA E HOMERIT ASHT SHKRUE NË GEGNISHT”

” PËRKTHEVA ILIADEN PREJ SHQIPES NË SHQIP”

Gjon Shllaku ishte një ndër dishepujt më të devotshëm të dijes, pasionit për aktin e krijimit dhe vetmohimit, përkushtimit dhe virtytit. Ai ishte shëmbëllimi më i përplotësuar i njeriut të përkorë. Si pakkush kam patur fatin ta njoh dhe ta takoj, fatkeqësisht për herë të fundit një vit përpara se të ndahej nga jeta. Gjithçka në të ishte e dlirë. Zërin dhe vështrimin i mbamend si më paqsoret që kisha rrokur deri asohere.

Vepra të Gjon Shllakut

–    Ben Hur … nga Wallas

–    Eneida (pjesë të zgjedhura)…Virgjili

–    Gjeorgjikët…Virgjili

–    De rerum natura…Lukreci

–    Metamorfoza…Ovidi

–    Korale të Euripidit e Sofokliut

–    Ruy Blas…Hygo

–    Martirët…Shatobrian

–    Cid…Korcej

–    Atalia…Ester…të Rasinit

–    Liqeni…të La Martin

–    Robëresha e re…nga Andre Chenier

–    Punët e apostujve (teskte biblike nga greqishtja e vjetër)

–    Apokalipsi…nga greqishtja e vjetër

–    Letrat e Shën Pjetrit…nga greqishtja e vjetër

–    Letrat e Shën Gjonit…nga greqishtja e vjetër

–    Lufta kundër vdekjes…Metalnikov

–    7 drama të Shekspirit

–    Iliada

–    Odisea (6 këngë)

–    Fjalor helenik (greqishte e vjetër – shqip) 20 000 fjalë

–    “Berberi i Sivilies” dhe “Figaro”…nga Bomarshe

–    Gjeorgjikët…Virgjili (botuar në Prishtinë)

–    Prometheu i lidhur…nga Eskili

–    Shtatë tragjedi (Edipi mbret, Edipi në Kolon, Antigona, Ajaksi, Elektra, Trakinitët, Filokteti (botuar nga Shtëpia Botuese “Konica”)

–    Efigjenia në Aulide, Alkesta, Hipoliti, Medea…Euripidi (greq. e vjet.)

–    Fjalori diakronik Latinisht-Shqip

–    Të kapërcehet pragu i shpresës…nga Papa Gjon Pali II (botuar në Nju Jork)

–    Historia e Skënderbeut…nga Sansovino

–    Kanga e Rolandit…nga Turoldus

–    360 hymne kishtare (nga origjinali latinisht) Botuar në Romë.

Përgatiti: Albert Vataj

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *