Nga Xhafer Sadiku
Një natë prilli të vitit 1944 mbërriti në Helmës Mita Markoviqi me katër shoqërues, për t’i komunikuar Dushan Mugoshës vendimin e Komitetit Qendror të PKJ-së që ai të kthehej menjëherë në Kosovë.
Para se të nisej për në Kosovë, Mugosha mblodhi anëtarët e Komitetit Qendror që ndodheshin në Helmës dhe u parashtroi disa propozime:
Në plenumin e KQ-së të merrej vendimi që Enver Hoxha të emërohej komandant i Shtabit të Përgjithshëm, meqenëse komandanti i deriatëhershëm, Spiro Moisiu, nuk i përgjigjej plotësisht këtij funksioni. Të hiqej qafe Sejfulla Malëshova dhe disa të tjerë, të cilët ai i cilësonte si oportunistë e likuidatorë. Të krijohej sa më parë Divizioni i Parë dhe komandant i tij të emërohej Mehmet Shehu. Divizioni të nisej menjëherë në veri, nëpërmjet Shkumbinit.
Komiteti Qendror i PKSH-së i aprovoi propozimet e Dushan Mugoshës.
Burimi: AQSH, fondi Dushan Mugosha.