Nga Hasan Bello

Para largimit nga Shqipëria, D.Mugosha kërkoi nga KQ i PKSH-së që komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Spiro Moisiu, meqenëse nuk i përgjigjej këtij funksioni të zëvendësohej nga Enver Hoxha; të eleminohej Sejfulla Malëshova dhe disa drejtues të Ballit Kombëtar; të krijohej sa më parë Divizioni I dhe komandant i tij të emërohej Mehmet Shehu; ky divizion të nisej menjëherë në Shqipërinë e Veriut; zona e Shtabit të Përgjithshëm të pastrohej nga individët e dyshimtë, të cilët, pak a shumë, i njihnin të gjithë.

Sipas D.Mugoshës, lidhur me këto propozime, që përcaktonin arkitekturën e PKSH-së dhe ushtrisë partizane, pati diskutime, aq sa edhe Miladin Popoviçi i konsideroi si propozime të mëdha. “Duq, -i deklaroi ai Mugoshës, -del sikur ti këtu lë ndonjë testament, ose ndonjë amanet”. Sidoqoftë KQ i PKSH-së i miratoi propozimet e D.Mugoshës, duke vërtetuar tezën se kjo parti ishte “fëmijë i paligjshëm” i emisarëve sllavë dhe Partisë Komuniste Jugosllave.

Pas lufte D.Mugosha u bë drejtues i lartë i PKJ-së dhe i institucioneve në Kosovë. Gjithashtu, ai ishte gjeneral dhe funksionar i UDB-së, i cili merej me shqiptarët. Në një moment ai së bashku me ish-ministrin shqiptar që u arratis në Jugosllavi, gjeneral Panajot Plakun do të ngarkohen me detyrën për tu takuar me eksponentët e emigracionit politik shqiptar për të krijuar një front kundër Enver Hoxhës. Një nga figuarat që nuk arritën të takonin dot me gjithë përpjekjet e bëra, ishte Abaz Kupi, i cili duke rrespektuar direktivat e Zogut dhe qëndrimet e tij edhe në vitin 1946 kur zhvillohej Konferanca e Paqes në Paris, ndiqnin parimin më mirë Shqipëria të drejtohej nga komunistët se sa të ndahej mes Greqisë dhe Jugosllavisë.

(Ky libër është botuar në 2020, nuk është i ri)

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *