Nga Astrit Cani
Protesta asht politike, nuk ka kenë kurr ma politike. Por nuk asht politike në kuptim e matrapazlleqeve të tyne. Asht politike në kuptimin e publikes.
Nuk asht vetëm për nji resort. Ata e shohin të gjithë Shqipninë si resort dhe resurs për ‘ta. Por nuk mund t’ia falim nji pushteti të sotëm, kjoftë edhe ndërkombtar, ngase klikat ndryshojnë, por toka mbetet.
Doli ma n’fund nji brez që nuk ka frikë prej lirisë dhe 800 mijë skllevnit që kanë votue Ramën, nuk vlejnë sa 8 mijë qytetarë të lirë.
Numri i protestuesve pritet të 10fishohet në gjithë botën.
Nse kjo kushtetohet si lëvizje politike, a kjoftë si parti, nji emër që i rrin mirë asht: Shqipëria e lirë.
Bojkoti i mediave prostituta dhe i PPP-ve në të gjitha nivelet, asht strategji fituese, ngase ndryshimi i perceptimit, sjell ndryshimin e realitetit.
Çdo klan mafioz ka polici private, kurse Rama kujton se ka popull privat. Dhe ky popull na policoka demokracinë.
Asht koha që shqiptarët të përfaqësohen nga njerzit me nivel.
Të rikthehet agoraja, ose logu i qytetarëve dhe të konsultohen të gjitha nismat e randësishme referendare, ligjore, propozitive, pa kalue nëpër kulisat e aparatçikëve.
Ata nuk dinë të qeverisin, dinë veç të vjedhin. Nuk dinë të mendojnë, dinë veç të mashtrojnë. Ata janë vegla të çdo energjie të keqe që tenton të hyjë e të mbisundojë n’ktë vend.
Nuk kanë vizion kombtar as lokal. Shohin vetëm lek. Dhe i vazhdojnë festat edhe në burg, se edhe aty nuk i shohin kangjelat, por vazhdojnë të shohin vetëm lek.
Ata kanë vetëm xhokera dhe janë xhokera. Letrat e tyne nuk kanë figura të tjera.
Asht çasti historik mos me i lanë të vdesin të vetëkënaqun siç jetuen, por me ua ngri ngërdheshjen në buzë.
