(Korçë 1912 – 1981)

1935 – kreu shkollën teknike të Fultzit në Tiranë, diplomohet si gjeometër. 

1936-1945 – punon si teknik i bonifikimit në qytetin e Korçës.

1946 – mori pjesë në punimet për tharjen e Kënetës së Maliqit me detyrën e shtrimit të linjës hekurudhore. 

Asistent i Ing. Vasil Manos në punimet për tharjen e kënetës së Maliqit.

tetor 1946 – u akuzua për sabotim të punimeve për tharjen e kënetës së Maliqit, dhe se ishte vënë në shërbim të agjenturës amerikane, të kryesuar nga Harry Fultz. 

18 nëntor 1946 – Gjykata e Lartë Ushtarake e Tiranës e dënon me burgim të përjetshëm që iu kthye në 25 vite burg. U lirua në vitin 1958. 

Ka punuar si bonifikues i burgosur në Kampin e Maliqit, në Rinas etj. Sëmuret në burg dhe shtrohet në spitalin e burgut i prekur nga turbekulozi. Pas lirimit shtrohet sërisht në Senatorium ku ndërron jetë.

Pandeli Zografi u  ndoq familjarisht nga Sigurimi deri në fund të jetës në vitin 1981.

——

“Pandeli Zografi, i cili ishte Asistent i Vasil Manos në punimet e tharjes të kënetës së Maliqit,  me përgjegjësi në shtrimin e degovilës (ferovia), ai Sabotoj duke vonue në mënyrë të ndjeshme shtrimjen e linjës së hekur-udhës, duke paraqit mungesë puntorësh specialistë, mungesë materjali a vidash, hekurash etj, kurse në të vërtetë nuk dukej që këto të mungojshin, pse me pak mund hekur-udha mund të shtrohej shpejt dhe së miri.” * 

*Pjesë e denoncimit te rremë kundër Pandeli Zografit nga Dosja e Gjyqit tekniko-intelektual.

Libri “Grupi tekniko-intelektual, Procesi i Maliqit” 1946, përgatiti Leka Ndoja, ISKK, Tiranë, 2017, f. 122, pjesë nga hetimi i Vasil Manos.

Në 18 nëntor 1946 u dha vendimi i Gjykatës – Procesi i Kënetës Maliqit: Dënimet

1) ABDUL SHARA

2) KUJTIM BEQIRI

Me vdekje duke u ekzekutuar në litar.

3) VASIL MANO,

4) EUGENIO SCATURIO dhe

5) ZYRIKA MANO

Me vdekje. 

Për të 5 të dënuarit me vdekje urdhërohet ekzekutimi i tyre në Maliq.

Gjeometri Pandeli Zografi u dënua me burgim të përjetshëm, por ai vijoi të punojë për tharjen e Kënetës së Maliqit deri në bonifikimin e plotë të saj  në vitin 1954.

Përgatiti: Leka Ndoja

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *