Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar gjeneralin në pension Eric Wendt për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë të hënën.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati i Shteteve të Bashkuara, Wendt pritet të pasojë në këtë detyrë ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila u largua nga Shqipëria në vitin 2023.

Më herët kishte dështuar edhe emërimi i diplomatit David Kostelancik, i cili nuk arriti të konfirmohej në Senat.

Eric Wendt është gjenerallejtënant në pension i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe ka shërbyer për institucionet amerikane që nga viti 1986. Gjatë karrierës së tij ai ka qenë i përfshirë në procese koordinimi mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, si dhe në misione që lidhen me Korenë dhe Afganistanin.

Në vitin 2020 ai ishte propozuar për ambasador në Katar, por konfirmimi i tij nuk u realizua për shkak të shtyrjes së mbledhjeve të Kongresit dhe kandidatura u kthye pa u votuar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *