Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar vazhdimin e mandatit të Petrit Ajetit në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) edhe për pesë vjet të tjera. Vendimi është nënshkruar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri Kurti.

Sipas Presidencës, vazhdimi i mandatit reflekton vlerësimin institucional për profesionalizmin dhe punën e deritanishme të Ajetit në drejtimin e AKI-së, si dhe besimin në vazhdimësinë e lidershipit të tij në forcimin e kapaciteteve të inteligjencës dhe sigurisë së Kosovës.

Gjatë mandatit të tij, AKI ka luajtur rol të rëndësishëm në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë të sigurisë.

Petrit Ajeti ka drejtuar AKI-në në pesë vitet e fundit. Ai ka përfunduar studimet për shkenca politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë dhe studimet master në London Metropolitan University, si dhe ka ndjekur programe profesionale të sigurisë në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *